/Top News – Vaksinat ‘Made in USA’/ Pfizer fillon eksportin jashtë vendit

Top News – Vaksinat ‘Made in USA’/ Pfizer fillon eksportin jashtë vendit


Dërgesa e vaksinave kundër Covid-19, të kompanisë Pfizer Inc për Meksikën këtë javë përfshin doza të prodhuara në fabrikën e saj në Shtetet e Bashkuara dhe sasi të tjera vaksinash pritet të vazhdojnë të eksportohen në vende të tjera, i tha agjencisë së lajmeve Reuters të enjten një burim me dijeni mbi këtë çështje. Kjo është hera e parë që një dërgesë vaksinash, e prodhuar në fabrikën e kompanisë Pfizer në Kalamazu të Miçiganit, shkon jashtë Shteteve të Bashkuara pas një kufizimi mbi eksportimin e saj të vendosur nga administrata e ish-presidentit Trump që skadoi në fund të marsit, tha burimi. Qeveria amerikane ka qenë nën presion në rritje në javët e fundit për t’ua dhënë vaksinat e tepërta vendeve të tjera në nevojë të jashtëzakonshme pasi ajo po bën përparim të shpejtë në vaksinimin e popullsisë së saj. Shumë vende, ku virusi është ende jashtë kontrollit, po përpiqen të marrin furnizime me vaksina për të ndihmuar në zbutjen e pandemisë. Pfizer ka dërguar më shumë se 10 milionë doza në Meksikë deri më tani, duke u bërë furnizuesi i saj më i madh i vaksinave kundër Covid-19. Ministria e shëndetësisë e Meksikës tha se po merr 2 milionë doza nga kompania Pfizer këtë javë. Nuk është ende e qartë se sa prej tyre do të vijnë nga Shtetet e Bashkuara. Pfizer prodhon vaksinën e saj kundër Covid-19 në partneritet me kompaninë gjermane BioNTech SE.

Pamje: AFP

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to “Top Channel” on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Pfizer#Vaccine#TopChannel

Original Source